Hapësire reklamuese

Politikë

“Plazhin e duam që mos të vijë ai i malit të vendosë çadër”, Xhaçka sqaron “gafën” në televizion

Shkruar nga Newsbomb
“Plazhin e duam që mos të vijë ai i malit të
Ne foto: Olta Xhacka

“Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vërë çadrën aty...”, kjo frazë e përdorur mbrëmjen e djeshme nga deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Vetë Xhaçka, së fundmi e ka sqaruar duke thënë se fjala e saj është nxjerrë nga konteksti me dashakeqësi. Në një intervistë të dhënë për Report Tv, ish-ministrja socialiste është shprehur se e ka pasur fjalën për projektin e hotelit që do të ndërtohet rrëzë malit.

“Nuk kam thënë po rrethojmë njerëzit nga mali. Nuk i kam parë komentet në rrjet. Por sërish është vazhdim i komenteve dashakeqe dhe fjalimeve të nxjerra nga konteksti. I kanë dhënë konotacion krahinor është dashakeqe. Doja të thoja që hoteli është në rrëzë të malit. Që ti japësh konotacione krahinore. Absolutisht jo. Të gjithë ata që i njoh dhe të gjithë ata që kanë komentuar origjinën nuk e kanë më shumë se unë. Origjina ime është mbi 1330 metra mbi nivelin e detit. Këto janë vërtet qesharake. Më vjen keq që me dashakeqësi e nxjerrin nga konteksti" , tha Xhaçka.

© Credits Top Channel

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese