Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Plani i Rritjes i BE-së, miratohen fondet e parafinancimit për Shqipërinë me vlerë 64.5 milionë euro

Shkruar nga Newsbomb
Plani i Rritjes i BE-së, miratohen fondet e parafinancimit për
Shqipëri-BE

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka njoftuar lajmin e mirë se Shqipëria sapo ka marrë 64.5 milionë euro parafinancim sipas Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në platformën "X", Gonzato ka uruar Shqipërinë për këtë moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të BE-së. Gonzato vuri në dukje se kjo pagesë e parë mbështet reformat dhe investimet e Shqipërisë për të forcuar vendin dhe për ta afruar atë me BE-në.

Gonzato thekson se Plani i Rritjes nxit ekonominë, forcon sundimin e ligjit, mbështet një Shqipëri më të gjelbër dhe fuqizon kapitalin njerëzor.

Postimi i Gonzatos:

Urime Shqipërisë për arritjen e një tjetër momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE. Plani i Rritjes nxit ekonominë, forcon sundimin e ligjit, mbështet një Shqipëri më të gjelbër dhe fuqizon kapitalin njerëzor. BE qëndron me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit ????????????????!

Shqipëria sapo ka marrë 64.5 milionë euro parafinancim sipas Planit të Rritjes së BE-së ???????? për Ballkanin Perëndimor! Kjo pagesë e parë mbështet reformat dhe investimet e Shqipërisë për të forcuar vendin dhe për ta afruar atë me BE-në.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese