Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Plani i Rritjes i BE, Komisionerja Kos: Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të parat që përfitojnë

Shkruar nga Newsbomb
Plani i Rritjes i BE, Komisionerja Kos: Urime Shqipërisë dhe
Marta Kos

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë parafinancim nga BE për të vijuar më tej reformat kyçe dhe për të vijuar rrugën drejt integrimit në BE.

Komisionerja për Zgjerim në Bashkimin Europian, Marta Kos, ka dhënë lajmin e mirë përmes një postimi në rrjetin social "X". Kos ka theksuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin parafinancim sipas planit të BE.

Sipas Komisioneres, kjo do të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në.

Postimi i Kos:

Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes !

Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese