Hapësire reklamuese

Politikë

Pirro Dhima kërkon vota në emër të “Vorio Epirit”: Zjarri për atdheun, Greqinë, më ka djegur përbrenda!

Shkruar nga Newsbomb
Pirro Dhima kërkon vota në emër të “Vorio
Pirro Dhima

Pirro Dhima është një prej kandidatëve të partisë “Demokracia e Re” në Greqi për zgjedhjet europiane të 9 qershorit.

Ish-peshëngritësi kohë më parë ka bërë bujë me deklaratën për origjinën e tij. Në një intervistë të mëhershme, kur gazetarja greke Elena Akrita e cilësoi me origjinë shqiptare, Pirro Dhima i tha se është grek i lindur në Shqipëri, gjë që solli shumë reagime në të dyja anët.

Por, si duket Dhima pavarësisht vërejtjeve që ka marrë sa i përket këtyre deklaratave, ka vendosur që të ndjekë po të njëjtën rrugë.

Së fundmi, në videon e prezantimit të tij, ai tregon pamje nga Shqipëria, kryesisht nga Himara dhe nga Greqia. Duke ritheksuar dhe njëherë që është grek, Dhima thotë se për ata si minoritet grek që ruajtën tokat jashtë atdheut, e vetmja gjë që i mbante të fortë ishte shpresa.

“Kam lindur në Himarë në një kohe qe te ishe grek do të thoshte frikë dhe dhimbje. Por zjarri për atdheun me digjte brenda. Për ne minoritetin grek qe ruajtëm tokat jashtë atdheut, Greqia ishte për shpresa që do na mbante të fortë, siç po ndodh dhe tani që helenizmi po sprovohet.

Mu desh të kaloja kufirin, të lija shtëpinë dhe njerëzit e mi që të merresha me peshëngritjen. Gjatë këtij udhëtimi ju ishit me mua dhe festuam të përqafuar. Asgjë nuk është më e bukur sesa të mbrosh te mirën dhe interesim e atdheut. Prandaj edhe kandidoj për eurodeputet me Demokracinë e Re. Ne vitet e errëta të krizës ndamë të njetën frikë, luftuam për identitetin në BE”, thotë ai.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian zhvillohen çdo pesë vjet me votim universal për të rriturit me më shumë se 400 milionë njerëz me të drejtë vote, ato janë zgjedhjet e dyta më të mëdha demokratike në botë pas zgjedhjeve të Indisë.

Deri në vitin 2019, 751 eurodeputetë u zgjodhën në Parlamentin Evropian. Partitë politike evropiane kanë të drejtë të bëjnë fushatë në mbarë BE-në për zgjedhjet evropiane. Ditët e zgjedhjeve janë 4 ditë radhazi. Zgjedhjet e fundit u zhvilluan në 2019 dhe zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen këtë vit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese