Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Petro Koçi akuza ndaj opozitës në Komisionit Hetimor të Shëndetësisë: Po i bëni shantazh kompanive për t’ iu vënë gjoba

Shkruar nga Newsbomb
Petro Koçi akuza ndaj opozitës në Komisionit Hetimor të
Pamje nga mbledhja

Opozita dhe mazhoranca edhe përgjatë kësaj mbledhje të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë nuk i kanë lënë pas debatet dhe akuzat. Demokratët e socialistët nuk bien dakord se si do të vijojnë punimët me komisionet. Gjatë diskutimeve deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, akuzoi deputetët e Partisë Demokratike se ka frikë se po i bëjnë shantazh kompanive për t’ iu vënë gjoba.

Ndërkihë, nga ana tjetër Albana Vokshi, e cila është dhe kryetarja e këtij komisioni iu drejtua duke i thënë se kanë frikë nga ato që do të zbulohen përgjatë hetimeve.

Petro Koçi: Do kërkoj nga Kuvendi që të zbardhet ca ka ndodhur në seancën e kaluar. Kush ka përdorur fjalë të papërshtatshme të mbajë përgjegjësi. S’duhet ta fyejmë gjuhën shqipe. Ka dallim të qartë mes fjalëve. Sipas nenit 15 thuhet se komisioni nëpërmjet ekspertëve ligjorë mbledh të dhëna për çështjen. Ekspertët kanë punuar dhe të dyja palët kanë paraqitur nga një plan hetimor që është një partiak, një e ka përgatitur PD dhe e ka dorëzuar, dhe po këtë gjë kanë bërë edhe ekspertët e propozuar nga PS. Ne jemi në momentin që duhet të aprovojmë planin e hetimit. Plani i hetimit që ju keni dorëzuar është i përfshirë në planin e propozuar nga PS. Ju mesa duket jeni penduar që e keni propozuar planin dhe kërkoni të nisni një proces për mbledhjen e të dhënave që nis vetëm pasi miratohet plani i hetimit. Kam frikë se po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba.

Albana Vokshi: Ato komunikime mund ti bëni në grupin tuja, komisionet janë implementuar në qeverinë tuaj dhe ne do nisim që nga dita e parë. Do ju ftoja që kur të vijë pika 3 do i diskutojmë të gjitha për respekt të punës që kanë bërë ekspertët, do i lexojmë të dyja planet. Dëshira është që të kemi një plan. Ju keni frikë se ca do zbulohet, e kuptoni ku jemi apo jo. Ne 1 muaj nuk çojmë dot një shkresë. Plani miratohet pasi vijnë provat zyrtare. Po kërkoni të mbroni korrupsionin, abuzimin kriminal.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese