Hapësire reklamuese

Politikë

Personalitet të njohura në ditëlindjen e aktores, Margarita Xhepa s’kursen batutat me Tinka Kurtin

Shkruar nga Newsbomb
Personalitet të njohura në ditëlindjen e aktores, Margarita Xhepa
Xhepa-Kurti

Aktorja e njohur shqiptare Margarita Xhepa feston sot 90 vjetorin e lindjes. Ajo lindi më 2 prill të vitit 1934 dhe është një nga ikonat e skenës së teatrit shqiptar.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i ka organizuar një festë ikonës së teatrit, ku të pranishëm kanë qenë personalitete të shumta.

Artisë, kolege dhe miq të Margaita Xhepës kanë marrë pjesë në këtë event, ku kanë përcjellë dhe mesazhe për aktoren e madhe.

Fjalën e ka mbajtur dhe vetë artistja, e cila ka kujtuar hapat e parë drejt teatrit dhe se si iu besuan qindra role. Mirëpo gjatë fjalës Xhepa nuk ka kursyer batutat as me aktoren Tinka Kurti.

“Bashkë me aktoren e shkëlqyer Tinka Kurti kemi hyre fare të reja në teatër dhe siç duket e kemi marrë me tapi e dashur që të kalojmë dhe të 90-tat, apo jo? Kështu thotë Tinka, i them: “ i kemi ditët e numëruara”, ajo ëmë thotë: “ Jo, jo, ti po deshe ik po unë e kam marrë ngadalë-ngadalë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese