Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përqafimi i ngrohtë i Austrisë, diplomatët vizitojnë Shqipërinë, priten nga Rama dhe ministrat

Shkruar nga Newsbomb
Përqafimi i ngrohtë i Austrisë, diplomatët vizitojnë
Ne foto: Edi Rama dhe Karoline Edtstadler

Ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler, së bashku me ministrin Federal të Punës dhe Ekonomisë në Austri, Martin Kocher, ndodhen në Shqipëri. Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në vendet e Ballkanit Perëndimor, Edtstadler së bashku me Kocher janë ndalur në Tiranë ku dhe janë pritur nga kryeministri Edi Rama si dhe nga ministrat Igli Hasani, Blendi Gonxhja dhe Majlinda Dhuka.

Në llogarinë e saj në platformën “X”, diplomatja austriake ka publikuar pamje nga takimi me Ramën dhe ministrat, ku bie në sy fryma miqësore.

Ajo ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin dhe mbështetjen e Austrisë ndaj rrugëtimit të Shqipërisë drejt familjes të mëdha europiane.  

“Dita 2 në Ballkanin Perëndimor. Me ministrin Martin Kocher vazhduam udhëtimin tonë për në Shqipëri. Shumë faleminderit kryeministrit Edi Rama për pritjen e ngrohtë në Tiranë. Patëm shkëmbime të vlefshme mendimesh me ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe ministrin e Ekonomisë Blendi Gonxhja dhe ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren e BE-së Majlinda Dhuka. Austria mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së”, shkruan diplomatja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese