Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përplasjet në Himarë, Bido: Shtabi elektoral i Belerit ha bukë duke krijuar tensione

Shkruar nga Newsbomb
Përplasjet në Himarë, Bido: Shtabi elektoral i Belerit ha
Ardit Bido

Drejtori i arkivave Ardit Bido ka folur për zhvillimet e fundit në Himarë, ku këshilli i Bashkisë zgjodhi Blerina Balajn që të drejtojë këtë bashki.

Bido u shpreh se vendosja e një nënkryetari për të drejtuar Himarën, ishte e vetmja zgjidhje.  Duke iu referuar tensioneve me të cilat u prit emërimi i saj në pozitën e kryetares së komanduar, Bido u shpreh se në mbledhje ishte “shtabi elektoral i Fredi Belerit, pasi kjo është mënyra si ata hanë bukën”.

“Kjo ishte e vetmja zgjidhje që lejonte ligji. Kemi dy ligje, ligji i qeverisjes vendore, dhe ligji i qeverisjes vendore për Belerin. Ligji e ka shumë të qartë, që në mungesë të kryetarit, komandohet një prej nënkryetarëve nga Këshilli Bashkiak. Kështu që çfarëdo reagimi që kam parë, që të zgjidhej nga këshilltarët, i referohen ligjit grek. Himara është pjesë e Republikës së Shqipërisë dhe zbatohen këto rregulla.

Atje ishte shtabi elektoral i Fredi Belerit në mbledhje të këshillit, pasi kjo është mënyra si ha bukën ai shtab. Duke krijuar këto tensione jo reale që të pasqyrohen në mediat greke që të thithin financimet e mbështetjen politike. Nuk kishte tensione në Himarë atë ditë. Fredi Beleri para këtij dënimi është dënuar në Greqi e Shqipëri dhe s’ka bërë një ditë burg.

Këtu kemi të bëjmë me një grup që është i lidhur ngushtë me mbetjet e Agimit të Artë. Shohim këta lloj njerëzish dhe duhet të kuptojmë se nuk ka të bëjë me ligjshmëri këtu. Zgjidhja e vetme ligjore është kjo”, u shpreh ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese