Hapësire reklamuese


Politikë

Përplasjet në distancë me PS/ Tom Doshi reagon për herë të parë dhe shuan çdo dyshim për bashkëpunim me Edi Ramën: Po luftojmë për mandatet tona

Shkruar nga Newsbomb
Përplasjet në distancë me PS/ Tom Doshi reagon për herë
FotoArkive: Edi Rama dhe Tom Doshi

Kreu i Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi ka reaguar për herë të parë nga Korça për përplasjen në distancë me Partinë Socialiste, forca politike që drejton vendin prej tre mandatesh dhe ku vetë Tom Doshi ka aderuar dikur.

Mirëpo, pavarësisht debateve dhe përplasjeve në distancë, Tom Doshi ka shuar çdo dyshim për bashkëpunim me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Nga qyteti juglindor, ai është shprehur se PSD nuk do të sjellë kurrë Berishën në pushtet.

Edhe përse ka kritikuar qasjen e socialistëve në këtë fushatë për parlamentaret e 11 Majit, kryetari i Partisë SocialDemokrate është shprehur se ata sërish do të bashkëpunojnë me PS.

“Ne jemi partia që i kemi bashkuar të gjithë votuesit, të majtë e të djathtë. Po luftojmë për mandatet tona, por jo për të sjellë Berishën në pushtet. Sërish nesër do të bashkëpunojmë me PS por nuk më vjen mirë nga mënyra se si po sillen me ju në Korçë dhe të gjithë Shqipërinë.

Po bëjnë presion për vende pune, fermerëve, bizneseve. Kjo nuk është e drejtë dhe për këtë ju përgjigjeni me votë. Edhe ato që nuk janë prezent dhe punojnë në administratë që po i dhunojnë nga ana psikologjike, sot në 2025 kërkojmë të jemi pjesë e Europës, por Europë nuk që të dhunosh tjetrit për të votuar.

Ne e kemi lënë pas komunizmin. Ndaj ju bëj thirrje edhe atyre që nuk janë sot këtu: Votoni PSD, jemi partia e tretë politike. Nuk kemi ardhur këtu të prishim mandatet e PS, por të marrim mandatin e PSD-së”, është shprehur politikani Tom Doshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese