Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përplasjet gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak në Himarë, Tavo: Personi që më pështyu, një burgaxhi

Shkruar nga Newsbomb
Përplasjet gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak në
Momenti kur qytetari peshtyu Tavon

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka folur për përplasjen që pati disa ditë më parë me himariotët, në ditën që këshilli bashkiak vendosi Blerina Balën në krye të Himarës.

Tavo ka pasur një debat me kryetaren e PD në Himarë, Afrovita Dhimojani në emisionin “360 Gradë”, pasi kjo e fundit tha se prezenca e Tavos kishte acaruar qytetarët.

Tavo iu përgjigj duke thënë se personi që krijoi debatet dhe që e pështyri në fytyrë ishte një burgaxhi.

“Nuk kuptova diçka nga Afrovita, himariotët janë acaruar me mua se unë vajta perfekti i Vlorës? Unë kam takuar shumë himariotë atë ditë, por sot po e marr vesh që kjo ka ndodhur se unë pranova të shkoj perfekti i Vlorës. Keni probleme me perfekturën e Vlorës? Që ta di unë.

Kam bërë një denocim dhe kam sqaruar se si zgjidhet ngërçi i vakancës. Nëse jeni juriste, kërkoj nga ana juaj interpretimet e ligjit. Ai person që bëri atë gjest karshi meje atje e njihni? Ca backgroundi ka ai? Shkon në Greqi? Ai është një i burgosur. Një burgaxhi. Unë po ju përgjigjen, unë e kuptoj reagimin  e njerëzve atje, protestat janë e drejtë e ligjit, por ajo që bëri ai person nuk është protestë”, tha ai ndër të tjera në “Abc news”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese