Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përplasje në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë/ PS kërkon shtrirje të hetimit nga 2009, kundërshton PD: Nuk mund të përzihen mollët me qepët

Shkruar nga Newsbomb
Përplasje në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë/
Foto nga mbledhja e Komisionit Hetimor

Mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë është zhvilluar sërish me përplasjeve midis grupeve parlamentare.

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë kërkuar që hetimi për çështjen e koncesioneve për Sterilizimin dhe Check-up duhet të fillojë që nga viti 2009, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga opozita.

Sipas nënkryetarit të Komisionit Hetimor, nënkryetari Plarent Ndreca  ka thënë se Komisioni duhet të ketë informacion të plotë për kontratën e Sterilizimit dhe për këtë nevojitet që shtrihet periudha e hetimit që nga viti 2009, për të vlerësuar në këtë mënyrë të gjithë panoramën e ngjarjes.

Ne vlerësojmë që kontrata e sterilizimit duhet hetuar në gjithë kontekstin paraprak të kësaj kontrate. Komisioni duhet të ketë informacion të plotë deri në momentin që është lidhur kontrata. Kontrata është lidhur në tetor 2009. Kështu që ne mendojmë se duhet vlerësuar e gjithë panorama. Të kemi informacion para lidhjes së kontratës, në momentin e lidhjes dhe pas lidhjes së kontratës”, deklaroi Ndreca

Opozita e ka kundërshtuar këtë gjë pasi nuk është dakord që hetimi të zgjerohet. Sipas deputetit të PD-së, Edmond Spaho nuk mund të bashkohen dy gjëra që nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën, pasi sipas tij nuk mund të përzihen mollët me qepët.

Për Spahon, kjo është në strategji e palës tjetër për të zvarritur punën e Komisionit Hetimor.

Në rastin e CEZ kërkuam komision për rishtetëzimin e CEZ. U ngrit komisioni dhe hetoi. Të bashkojmë dy gjëra që nuk lidhet më duket si strategji për të shtyrë në kalantat greke punë e komisionit. Sa kohë ka një vendim të kuvendit që janë këto dy kontrata, nuk kemi pse të përzihemi me gjëra të tjera. Në cilin rast ka ndodhur të përzihen mollët me qepët?”, tha deputeti Edmond Spaho.

Kujtojmë se Komisioni Hetimor i Shëndetësisë është ngritur me dakordësinë e palëve politike për të hetuar koncesionet e dhëna në Shëndetësi, për Sterilizimin dhe Check-up.

Kryetare e këtij Komisioni është Albana Vokshi, por duhet të theksojmë se edhe pse janë mbajtur disa mbledhje në kuadër të hetimeve, duket se bisedimet kanë ngelur në ngërç, pasi palët nuk gjejnë dakordësi midis tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed