Hapësire reklamuese

Politikë

Përplasje midis Vokshit dhe Ndrecës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, shkak orari i mbledhjes

Shkruar nga Newsbomb

Përplasje midis Vokshit dhe Ndrecës në Komisionin Hetimor të

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi është përplasur me nënkryetarin socialist Plarent Ndreca në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi.

Debati ka nisur pasi në mbledhjen e Komisionit anëtarët e partisë Socialiste nuk janë paraqitur. Nisur nga reagimet e socialistëve, bojkotimi i mledhjes ka ardhur si pasojë e mos dakordësisë mbi orarin dhe ditën e mbledhjes, ku ato shprehen se nuk janë njoftuar.

Ndërsa sipas Vokshit, e drejta për të caktuar orarin e mbledhjes i takon kryetares dhe jo anëtarëve. Justifikimi i anëtarëve të PS, nuk qëndron, por është thjesht një pretekst për tu shmangur nga përgjegjësia.

“Po tentojnë të pengojë punën, në papërgjegjshmëri totale, duke përdorur hile, pretekste të paqena”, tha Vokshi.

Gjithashtu Vokshi shtoi se duke u nisur nga rregullorja, mbledhja mund të thirret me ¼ e firmës së deputetëve.

“Kemi firmosur të gjithë kolegët e opozitës për të thirrur mbledhjen e radhës të premten. Rregullorja përcakton se me ¼ e firmave të deputetëve thirret mbledhja e radhës. Rregullorja se ka lënë në dëshirën e apo vullnetin e mazhorancës. Mbledhja e radhës do zhvillohet të premten në 13:30”, u shpreh kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi.

Ndërsa për palën e socialiste vendimi për të mbledhur është i dyanshëm. Sipas Ndrecës, kryetarja e Komisionit nuk ka pranuar që ditën e djeshme të diskutojë mbi orarin dhe ditën e mbledhjes.

"Trishtim i madh kur sheh kolegët e opozitës që mblidhen sipas qejfit, në mosrespektim të plotë të rregullave bazike të një organi kolegjial. Çdo vendimmarrje është e Komisionit dhe jo e Kryetares se tij. Asnjë vendimmarrje apo dakortësi nuk ka nga komisioni për mbledhje sot, pavarësisht se dje e kishim në rend dite, por u refuzua të shqyrtohet nga Kryetarja”, tha Ndreca.

Ndërkohë që deputetët e opozitës dhe Partisë së Lirisë i mëshojnë faktit se bojkotimi i mbledhjes nga anëtarët socialistë bëhet me qëllimin për të zvarritur hetimet për Check up dhe Sterilizimin.

Sipas deputetes Ina Zhupa, zvarritja nga grupi i PS për cështjen e koncesioneve ne shëndetësi është tendencioze.

“Gjithë kjo zvarritje është me tendencë që 4 muaj ikin shpejt dhe të bëjnë ç’të jetë mundur që ne mos të zbardhim informacion në kohë, të vonohet thirrja e dëshmitarëve, të vonohet mbledhja e provave të reja. Ajo që ne deputetët e kemi shprehur që kur kemi marrë është një përgjegjësi për ti shkuar kësaj afere deri në fund. Kësaj do ti qëndrojmë duke zbatuar çdo hapësirë që na jep rregullorja e Kuvendit, duhet thënë që është dakordësuar që ne do zbatojmë rregullorja e Kuvendit. Nuk mund të na i heqin as Ndreca, as përfaqësuesit e tjerë, tha ajo.

Edhe për deputetin e PD, Sajmir Korreshi bojkotimi i mbledhjes është bërë me paramendim.

“Gjatë mbledhjes deputeti Saimir Korreshi, tha: “Që dielli u pa që në mëngjes që nga miratimi i ligjit të ri që do pengohej puna e komisionit, nuk kishim pikë dyshimi. Këtyre u ka hyrë uji nga SPAK, nuk kanë interes ta vazhdojnë, prandaj gjysma kanë ardhur në konflikt interesi. Pa pikë turpi, çohet në 11 nga gjumi ka parë ndonjë ëndërr dhe tha nuk e kemi miratuar, ndërkohë që aty ishim gjithë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese