Hapësire reklamuese

Politikë

Përplasje mes socialistëve te Ekonomia, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet luksoze të propozuar nga Klosi

Shkruar nga Newsbomb
Përplasje mes socialistëve te Ekonomia, Braçe kundërshton
Erion Brace

Një përplasje ka ndodhur mes deputetëve socialistë, Erion Braçe dhe Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë lidhur me projektligjin e propozuar nga Klosi që syonon te shtyjë afatin e përjashtimit mbi tatimin e fitimit për hotelet luksoze me 4 dhe 5 yje deri ne vitin 2026.

Në lidhje me këtë projektligj, Braçe ka kërkuar transparencë dhe informacion duke vënë në dukje se ky është një favor fiskal që duhet shpallur e hapur dhe të kuptohet se cilëve subjekte po u jepet ky privilegj.

Ndër të tjera ka kërkuar se sa subjekte kanë përfituar nga kjo masë, si është shpërndarë fitimi i deklaruar dhe nëse ky është fitim i riinvestuar apo i transferuar jashtë vendit.

Pjesë nga përplasja e tyre:

Braçe: Dua të na vini në dispozicion, sot, se është bërë e vazhdueshme që bëjmë kërkesë në komision dhe na vijnë pasi miratohet ligji në parlament, sa subjekte kanë përfituar nga kjo masë favorizuese, apo ky privilegj, nëse është lista ta kemi, ju thatë se po zhvillohen jo në zona urbane. Nga e gjitha çfarë është thënë në media, pjesa më e madhe e tyre janë përqendruar në Tiranë dhe në rast se mund të më ndihmon në listë, nëse ka një të tillë në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Divjakë, Golem, Darëzezë, Vlorë brenda, Palasë, a janë 11, nëse janë 11 e përfshin të gjithë vijën ku bëhet turizëm, në Dhërmi, livadh, Ksamil, Sarandë. Sa është fitimi i deklaruar i tyre që kanë operuar gjatë kësaj periudhe në territorin e Shqipërisë, sa kanë deklaruar si fitim, që ne e kemi përjashtuar nga pjesa e tatimit, ky fitimi i deklaruar ça është bërë më pas, është riinvestuar apo akumuluar si pasuri e operatorëve apo më keq, riinvestuar jashtë këtij vendi, sa projekteve në janë proces, janë në punë e sipër. Çfarë përfitimesh kemi ne për hotelet me katër dhe pesë yje? Privilegje kemi? Ky është i vetëm apo ka edhe të tjerë.

Klosi: Ka shumë.

Braçe: Ka shumë, Po pse s’na i thoni? Dua të di kur janë bërë këto lehtësira fiskale. A vjen ky propozim me strategjinë e të ardhurave që ju keni miratuar dhe bërë publike, FMN është një nga argumentet që duhet vlerësuar, pyetur. Kanë ata FMN dhe Banka e Shqipërisë ndonjë opinion?

Duke mbrojtur propozimin Klosi ka shpjeguar se hotelet me status special të markave ndërkombëtare janë investime të kontrolluara dhe që kanë një ndikim pozitiv në sektorin e turizmit dhe se kështu tërheqin investitorët e huaj me qëllim që të investojnë në vendin tonë.

Klosi: Kush janë projektet që kanë, apo do me lejoni që t’i përgjigjem tabakut dhe Spahos. Duke ndarë të dyja kategoritë, teknike dhe politike, të gjithë këtu jemi në politikë në shërbim të qytetarëve. Status me 5 yje e kanë ato hotele që janë të ngjashme me Bashkimin Evropian apo botë, që të quhesh brand, kanë 3 të ngjashme në BE apo 7 në botë. Një investitor që lidh një marrëveshje me një brand nuk është lejuar të bëjë investime sipas dëshirës, janë hotele me 100 dhoma minimalisht, nuk është e gjithë industria, kështu e kemi ndërtuar, lokomotiva që tërheq të gjithë sektorin e turizmit, më vjen keq që e kuptoni se ku është ndryshimi, gjithë Rajoni e ka këtë.

Braçe: Le ta rrotullojmë si të duam, ky është favor fiskal dhe sa herë ka favor fiskal ka nevojë për transparencë, as duhet të shqetësohet kush as ta keqpërdorë kush që ka nevojë për transparencë, këto hotelet nuk kanë marrë favor fiskal, duhej thënë se ishte komplet opinion tjetër pikërisht për këtë gjë, duket hapur që favori fiskal që u bëmë herët se në 2029, e keni bërë juve, edhe para jush edhe pra nesh që e bëri më herët këtë gjë, favori po shkonte për këto që në fakt nuk e kanë përfituar, transparenca është që të gjithë të kuptojmë se kujt po i bëhet favori fiskal. Sektori i turizmit nuk është i mbyllur, por I lidhur me të gjitha sektorët.

Ndërkohë, nga ana tjetër Braçe ka kërkuar më tepër transparencë duke kërkuar informacione të detajuara mbi projektet të cilat janë në proces dhe ndikimin që do të kenë në turizmin shqiptar.

Nga ana tjetër deputetja e Partisë Demokratike ka kundërshtuar propozimin e socialistëve sa i përket faljes 10-vjeçare të taksave për kompanitë e huaja të cilat zgjedhin Shqipërinë për të investuar.

Ky propozim sipas demokrates është një dhuratë për oligarkët e turizmit dhe se ky propozim është duke ardhur në prag të zgjedhjeve.

 “Kur miratuam buxhetin në dhjetor, qeveria premtoi se nuk do të kishte ndryshime fiskale, as përjashtime, as privilegje. Por, vetëm një muaj më vonë, socialistët sjellin një nismë që shkel premtimet e veta dhe dispozitat ligjore, duke falur taksat për një grusht kompanish në prag të zgjedhjeve", tha Tabaku, duke kërkuar më tej shtyrjen e Ligjit për Investimet Strategjike.

“Këto ligje nuk janë më përkohshme. Përfitimet për një pakicë po kthehen në normë, ndërsa bizneset e vogla dhe fermerët përballen me një barrë të rëndë fiskale,” theksoi Tabaku. “Si mund të justifikoni që hotelet e mëdha të huaja përjashtohen nga taksat, ndërsa strukturat akomoduese shqiptare në vijën bregdetare, që punësojnë qindra njerëz, paguajnë gjithçka? ”, u shpreh Tabaku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese