Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përplasja në Kuvend/ Spiropali: Gazi, je djali i adoptuar i babit të Zenit?! Bardhi: Po ti, a je motra e Olsit?!

Shkruar nga Newsbomb
Përplasja në Kuvend/ Spiropali: Gazi, je djali i adoptuar i babit
FotoMontazh: Elisa Spiropali - Gazment Bardhi

Ministrja Elisa Spiropali dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi kanë shkëmbyer replika me njëri-tjetrin në punimet e sotme të Kuvendit të Shqipërisë. Ka qenë ministrja që i ka thënë Bardhit nëse ai ishte njeriu që dikur kërkonte ndëshkim për Sali Berishën, apo "djali i adoptuar" i tij.

"Je ai që lufton për drejtësi Gazi, mes SPAK me fjalë goje apo je ai që merr porositë për të folur këtu nga goja e "Rrugës së Shpresës" që nuk pushon së hedhuri baltë mbi SPAK. Je ai që kërkoje ndëshkim për babin e Zenit, apo djali i adoptuar i babit të Zenit?!

Të ndryshosh mendjen nuk është mëkat Gazi, por të kesh dy mendje është hall i madh. Sado që ta kuptoj hallin, nuk ta qaj dot", u shpreh ministrja Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj.

E menjëhershme ishte dhe përgjigja e Gazment Bardhit, i cili i tha ministres se e dinte shumë mirë kush ishte dhe ia ktheu me të njëjtën monedhë. Deputeti opozitar u shpreh se Elisa Spiropali mund të donte të ishte "vajza e babait të Surrelit", por për fat të keq në radhë kishte të tjerë para saj.

"Unë jam Gazment Bardhi, djali i Durimit dhe i Vjollcës. E kuptoj shumë mirë që zotërote do doje të ishe doje të ishte vajza e babait të Surrelit, po për fat të keq nuk je. Je shumë larg madje, janë ca të tjera përpara teje.

Meqë përgjigjen e kësaj e di, po të pyes mos je gjë motra e Olsit, e Arben Ndokës, je gjë motra e adoptuar e Bajrave, apo e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos?", deklaroi nga Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese