Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përplasja me Metën dhe dorëheqja si nënkryetar, a ka lidhje me dëshminë e Endrit Braimllarit në SPAK?!

Shkruar nga Newsbomb
Përplasja me Metën dhe dorëheqja si nënkryetar, a ka lidhje
Ilir Meta dhe Endrit Braimllari/ Fotoarkiv

Endrit Braimllari njoftoi ditën e djeshme, 16 prill, se nuk do të jetë më nënkryetar i Partisë së Lirisë. Ai vendosi të japë dorëheqjen përmes një letre zyrtare duke evidentuar se ky vendim ka ardhur pasi nuk po i lejohet të ushtrojë detyrën e tij.

"Të nderuar anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar i gjendur në kushtet e pamundësisë për të kryer funksionin e nënkryetarit të partisë, për shkak të faktorëve të brendshëm kam vendosur të jap dorëheqjen nga ky funksion", njoftoi dje Braimllari.

Ndërkohë, nëpër korridore dhe rrugë jo zyrtare thuhet se Braimllari ka pasur përplasje me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

Por, çfarë ka ndryshuar mes tyre dhe pse ka ardhur përçarja në këtë forcë politike, apo mos ndoshta në ftohjen e marrëdhënieve mes Metës dhe Braimllarit ka rol dëshmia që ky i fundit ka dhënë para prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar?!

Kujtojmë se Endrit Braimllari në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së u mor në pyetje nga SPAK lidhur me çështjen e lobimit në SHBA. Ai u mor në pyetje vitin e kaluar pas ardhjes së letërporosisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Theksojmë se LSI, sot Partia e Lirisë, është akuzuar se ka lobuar me një kompani në Uashington dhe se shumica e shpenzimeve nuk janë raportuar në KQZ, duke ngritur hije dyshimi kështu mbi prejardhjen e fondeve dhe parave.

Akuza për para të dyshimta të përdorura për lobin në SHBA iu bënë Ilir Metës dhe partisë së tij Lëvizja Socialiste për Integrim. Çështja e parë për të cilën u akuzua Meta u publikua në revistën amerikane “Mother Jones” në vitin 2018, kur LSI kishte paguar për lobim në SHBA në një kompani guaskë në Qipro.

Lidhur me këtë çështje edhe një tjetër media e huaj i kushtoi një artikull gjerë e gjatë. Ishte gazeta austriake  “Kronen Zeitung”, e cila hodhi dyshime se gjatë kohës kur drejtonte LSI-në Ilir Meta kishte paguar 700 mijë dollarë për lobim. Pagesa e pretenduar nga Meta dhe LSI u bë për të siguruar një foto në kohën e ceremonisë së betimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Ka qenë ish-deputeti i LSI-së, Halit Valteri i cili depozitoi padi në SPAK, kundrejt zyrtarëve të LSI-së, aso kohe, tani PL.

Ai denoncoi Petrit Vasilin, Edmond Panaritin, Elona Gurin si edhe biznesmenë pranë kësaj partie, të cilët i akuzoi se kanë shpërdoruar detyrën. Sipas tij persona të lidhur ngushtë me partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë pastruar para jashtë vendit.

Gjithashtu, edhe ndaj Metës, Valteri depozitoi një kallëzim në SPAK, bazuar në të dhënat e gazetës austriake,  ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim.

Pjesë nga artikulli i “Mother Jones”  në 2018:

Në janar të vitit 2017, thuhet se grupi Grupi McKeon nënshkroi një kontratë prej 15,000 dollarësh me LSI aso kohe, tani njihet si PL, në emër të saj në Uashington dhe për të promovuar kreun e saj, Ilir Meta.

Sipas një artikulli që revista “Mother Jones”  bëri publike më herët, kontrata e McKeon me LSI parashikonte që Meta të merrte pjesë në inaugurimin e Donald Trump dhe të organizonte takime me "udhëheqësit kryesorë të DC" gjatë festimeve inauguruese. Pas betimit të Trump, sipas kontratës, firma lobuese do të ndihmonte "të zhvillonte një marrëdhënie të mira dhe shumë të veçanta me administratën dhe Kongresin".

Kontrata nuk ishte nënshkruar nga zyrtarët e LSI, por nga një i njohur i një prej anëtarëve të partisë LSI: një avokat me bazë në Athinë i quajtur Iraklis Fidetzis.

Në mes të janarit, Meta udhëtoi për në Uashington për të marrë pjesë në inaugurimin e Trump, dhe gjatë qëndrimit të tij, McKeon ndërmjetësoi takime për politikanin shqiptar me republikanët, duke përfshirë Sensin Orrin Hatch (R-Utah) dhe Pat Roberts (R-Kansas), Mike Conaëay (R-Texas), Mike Turner (R-Ohio), dhe Ed Royce (R-Kaliforni), kryetari i Dhomës së Komitetit të Punëve të Jashtme, raporton newsbomb.al.

Një muaj më pas, më 24 mars, Grupi McKeon nënshkroi një kontratë tjetër të nënshkruar nga Fidetzis - këtë herë për të lobuar për Dorelita Limited, e cila renditi "zyrat e saj primare" në të njëjtën adresë në Athinë si firma ligjore e Fidetzis.

Një burim i njohur me kontratën tha se Fidetzis kishte sugjeruar vijimin e pagesës që Grupi McKeon të vazhdonte të punonte për LSI përmes këtij entiteti të korporatës. Kontrata e re e lobimit, që mbulonte një vit pune, kushtonte më shumë se tre herë atë që Grupi McKeon kishte fituar sipas marrëveshjes së mëparshme me LSI: 50,000 dollarë në muaj, plus shpenzimet.

Burimi tha se qëllimi primar i kontratës së Dorelita ishte që Meta të kishte "qasje te" Presidenti Trump, në formën e një takimi apo një fotoje me të. Kjo përpjekje dështoi.

Dorelita doli të ishte një kompani “guaskë” me një qëllim të vetëm: për të siguruar pagesë për lobimin e McKeon për LSI. Firma u inkorporua në vitin 2013 nga një avokat grek me emrin Andreas Petrou. Ai drejton një zyrë ligjore në kryeqytetin qipriot të Nikosisë, që krijon dhe administron kompanitë “guaskë”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese