Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përplasja me Metën, Braimllari: S’do kandidoj për asnjë pozicion drejtues në Partinë e Lirisë

Shkruar nga Newsbomb
Përplasja me Metën, Braimllari: S’do kandidoj për
Endrit Braimllari

Endrit Braimllari, ish-nën kryetar i Partisë së Lirisë i cili dha dorëheqjen nga posti disa ditë më parë ka komentuar arsyet që e çuan në këtë vendim.

Ai tha se arsye se përse ka dhënë dorëheqje nga ka qenë për të shmangur përplasjen mes strukturave në parti.

“Jam tërhequr në mënyrë vullnetare për të dhënë një mesazh, për shtensionimin e situatës. Unë angazhimin tim e kam nisur në opozitë, në 2006-ën. Kam ardhur nga terreni, organizimi, jo nga një zyrë shtetërore. Si mesazh kam qe eksperienca politike, nuk më lejon të gaboj.  Kam dhënë dorëheqjen për të mos shkuar tek ajo që shkoi PD. Dorëheqja ka qenë për ti shërbyer unitetin. Qëndresa ime do të detyronte të ndante njerëzit në bazë. Duke qenë në mendime kundër mbi organizimin e partisë do të detyroja ti përçaja.

Situata po shkonte drejt një tensioni, nuk doja të krijoja përplasje mes strukturave.  Angazhimi im brenda strukturave në LSI ka qenë i gjatë, prej 19 vitesh. Kam qenë gjithmonë në brezin e parë të organizimit të partisë, këtë kulturë kam, nuk merrem me intriga të vogla që dëmtojnë partinë. Koha është dëshmi e aksionit tim opozitar”, tha ai në “Frontline Interview”  në Report TV.

Ai ka folur edhe për konventën e Partisë së Lirisë që do të mbahet më 27 Prill, ku ka thënë se ai vetë nuk do të kandidojë në asnjë post drejtues.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese