Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përplasja fizike me Shehajn në Kuvend, Flamur Noka sqaron debatin

Shkruar nga Newsbomb
Përplasja fizike me Shehajn në Kuvend, Flamur Noka sqaron debatin
Pamje nga perplasja ne Kuvend mes Nokes dhe Shehajt

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sqaruar përplasjen fizike mes tij dhe deputetit Agron Shehaj në seancën plenare të mbajtur në datën 19 dhjetor.

Flamur Noka i ftuar në Neës24, teksa u pyet në lidhje me përplasjen fizike me Shehajn, ai u përgjigj se ky i fundit i lejoi deputetes së Partisë Socialiste të mbante fjalën në foltore ndërsa Nokës i tha “gjallë s’të lë të flasësh”.

Pranvera Resulajt i liroi vendin të fliste, ndërsa mua më tha ‘gjallë s’të lë të flasësh’. Kjo është e papranueshme”, deklaroi ai.

Gjatë seancës së mbajtur në 19 dhjetor 2024, Shehaj në formë proteste kundër mazhorancës pasi interpelanca që ai kishte kërkuar të zhvillonte me zv/kryeministresn dhe njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nuk u zhvillua, ai bllokoi foltoren dhe nuk lejonte deputetët e tjerë të Kuvendit të mbanin fjalën e tyre.

Në këto momente Noka është çuar nga vendi i tij dhe i është drejtuar foltores për të mbajtur fjalën ndërsa Shehaj nuk ka lëvizur nga vendi. Noka e ka shtyrë dhe më pas i ka marrë nga dora Agron Shehajt telefonin i cili po filmonte, dhe ia ka hedhur tutje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed