Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përjashtimi i Alfred Ballës nga drejtësia, reagon Meta: Rilindja pasi të shtrydh pa mëshirë, të flak me kënaqësi!

Shkruar nga Newsbomb
Përjashtimi i Alfred Ballës nga drejtësia, reagon Meta: Rilindja
Ish-presidenti, Ilir Meta

Ish-presidenti, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, kreun e KLP-së, Alfred Balla.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se “Rilindja” pasi të përdor për interesat e saj, të flak pa mëshirë pastaj për të treguar se distancohet nga veprimet individuale të anëtarëve të saj, ndërsa shton se nuk duhet të krijohet asnjë iluzion për “Ramaformën”.

"Rilindja" pasi të shtrydh pa mëshirë të flak me kënaqësi për të mbushur "statistikat" e saj të neveritshme se ne nuk pyesim as për tanët. Asnjë iluzion për Ramaformën, kryeturpin e reformave",- shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

Bashkangjitur me shkrimin e tij, Meta ka vendosur edhe postimin e bërë më herët nga Sekretari për Çështjet Politike dhe Parlamentare, Petrit Vasili, i cili shkruan se përgjegjësia e largimit të Alfred Ballës nga sistemi i drejtësisë bie mbi Partinë Socialiste, pasi sipas ONM të vitit 2018, Balla nuk duhej të ishte pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Rilindasit refuzuan ONM ne 2018 per Alfred Ballen, qe nuk duhej te ishte fare pjese e KLP!

Per Alfred Ballen e larguar sot nga sistemi i drejtesise pergjegjesia bie e gjitha mbi rilindasit, qe pasi perdoren per te kapur institucionet e drejtesise sot i largojne se nuk ju duhen më. KPA vendosi sot qe Alfred Balla nuk duhet që të ushtrojë funksione në drejtësi për 15 vitet e ardhshme. Por Alfred Balla sherbeu plot pese vite ne KLP 3 vjet si anetar dhe dy vite si Kryetar i KLP. Por Alfred Balla nuk duhej te ishte zgjedhur fare qe ne 2018 kur ai kandidoi”,- shkruan Petrit Vasili.

Më herët në njoftimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit thuhej se ishte vendosur që të ndërpritej procesi i rivlerësimit për Alfred Ballën dhe se ai nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare.

"Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si I tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare", thuhet në vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese