Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përfundon takimi mes Berishës dhe Salianjit në burgun e Fierit, lideri demokrat zbulon çfarë u diskutua

Shkruar nga Newsbomb
Përfundon takimi mes Berishës dhe Salianjit në burgun e Fierit,
Sali Berisha

Lideri demokrat Sali Berisha vizioti gjatë ditës së sotme ish-deputetin e PD, Ervin Salianji, në burgun e Fierit. Kjo ishtë vizita e parë që Berisha i ka bërë Salianjit në qeli teksa ishte i shoqëruar dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Flamur Noka.

Në një pronocim për mediat pasi doli nga ambientet e burgut, Berisha tha se çështja e Salianjit tashtë është ndërkombëtare. Ndër të tjera ai tha dhe njëherë se dënimi i tij ka qenë i padrejtë dhe i pabazuar në ligj pasi Ervin Salianji nuk ka bërë kurrë një kallëzim por vetëm denoncime publike si deputet i paralementit shqiptar.

Gjithashtu lideri i opozitës është pyetur dhe mbi dorëheqjen e tij nga politika nëse nuk arrin të fitojë zgjedhjet e 11 majit, ai është përgjigjur duke thënë se nuk dorë deri në çstet e fundit të jetës për të mposhtur diktaturën.

Erdha këtu dhe takova deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, që dergjet, vuan dënimin vetëm e vetëm se i shërbeu vendit, iu shërbeu qytetarëve, kreu detyrën e tij, obligimet e tij duke denoncuar në atë kohë, klanin më të rrezikshëm e trafiqeve në Shqipëri, klanin e Geron Xhafës.

Ervin Salianji, siç dihet, bëri publike regjistrimin e një gazetari guximtar në të cilën faktohej se, Agron Xhafa, njeri dhe ai me tre emra, drejtonte trafiqet nga gjiri i Vlorës drejt Italisë.

Agron Xhafa kishte dy vëllezër. Një vëlla nga gjaku, Fatmir Xhafën, një vëlla tjetër nga morali, Olsi Ramën. Kjo është e vërtëta.

Çështja Salianji tashmë është ndërkombëtare, është në tre rezoluta. Shqipëria damkoset si vendi i të burgosurve politikë. Jemi një vend, ku shteti dhe krimi janë sipërmarrje e përbashkët. Drejtësia është bërë mashë politike.

Ervin Salianji nuk ka bërë kallëzim, por thjesht ka bërë denoncim publik si deputet. Janë tre rezoluta botërore të gjitha partive politike të së djathtës që dënojnë këtë narko-shtet. PD ka marrë mision që të përmbysë diktaturën e dytë në Shqipëri, që është diktaturë e dytë. Përmbysja e diktaturës është qëllimi, misioni për të cilën unë zotohem deri në orën e fundit të jetës time," është shprehur Sali Berisha.

I pyetur nga gazetarët mbi gjendjen emocionale të Salianjit teksa tashmë është i izoluar prej 4 mujash duke vuajtur dënimin e tij, Berisha është përgjigjur se morali i itij ishte i lartë dhe se i kishte dërguar ish-deputetit libra për të lexuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed