Ka përfunduar protesta e thirrur nga opozita, ku deputeti Flamur Noka ka falenderuar të gjithë qyfterët që morën pjesë në protestë.
Ai tha se fokusi i opozitës është qeveria teknike, teksa tha se qeveria është e tmerruar nga mosbindja civile.
“Dua të falenderoj të rinjtë dhe rejat, të gjithë atyre qytetarëve që ju përgjigjen ftesës sonë. Sot ka qeë një ditë e zezë për narkoregjimin. Ata kanë sjellë narkopolicinë që të intimidojë protestuesit. Mosbindja civile ka filluar të japë frutin e saj. Mosbindja civile do të vazhdojë dhe do jetë ajo që do të japë zgjidhje. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për shqiptarët”, tha Noka ndër të tjera.
Sondazh
Poll