
Pas rreth 90 minutash është mbyllur protesta e opozitës kundër mbylljes së Tiktok në vend. Demokratët dhe të rinjtë e FRPD protestuan, ku me pankarta në duar marshuan nga Bulavardi Dëshmorët e Kombit deri në Kryeministri aty ku dhe mbajtën fjalën të rinjtë.
“Ju mund të censuroni TikTok, por jo të rinjtë”, ishte motoja e protestuesve sot të cilët dolën pas thirrjen së kryedemokratit Sali Berisha.
Berisha i cili mabjti fjalën në fund të protestës u shpreh se Rama sot mori një goditjë të madhe, ndërsa premtoi se në 12 maj do kenë të gjithë TikTok.
“Ishte protestë e të rinjve, të cilët me fjalimin e tyre plot pasion ndëshkuan Edi Ramën. Në 35 vite këto ishin fjalimet më domethënëse dhe me vlerë.” – tha Berisha.