
Debati mes Nokes dhe Balles
Numërimi i votave të Diasporës ka përfunduar për Qarkun e Lezhës ndërsa ka patur tensione në sallë mes Flamur Nokës dhe Taulant Ballës të cilët kanë debatuar me njëri-tjetrin.
Flamur Noka i zuri rrugën Ballës dhe replikuan ashpër ndërsa i pranishëm ishte Xhelal Mziu dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Ky i fundit në një moment ka tërhequr nga xhaketa Xhelal Mziun për të qetësuar situtatën. PD arriti të sigurojë katër mandate në Lezhë duke kryesuar ndërsa Partia Socialiste mori vetëm tre mandate në këtë qark. Diferenda ka qenë mjaft e ngushtë, me vetëm 73 vota.
Sondazh
Poll