Hapësire reklamuese

Politikë

A do të shqyrtohet nga “Kushtetuesja”? Mandati i Xhaçkës të enjten në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb

A do të shqyrtohet nga “Kushtetuesja”? Mandati i

Ka përfunduar pak minuta më parë mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e mandatit të Olta Xhaçkës. Sakaq, Partia Socialiste deklaroi se brenda të mërkurës do të bëhet gati raporti për ta votuar në senacë plenare.

Mbledhja u shqërua me debate të forta mes deputetëve socialistë dhe atyre demokratë. Deputeti Ervin Salianji deklaroi se PS po kërkon ta shtyjë këtë çështje deri në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkohë që këshilli i mandative me përfaqësuesit e PS-së e sorrollatën e sollën rrotull duke shkelur dhe Kushtetutën, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do ta cojmë raportin në seancë, pastaj kuvendi Gjykatës Kushtetuese, erdhën zgjedhjet mbaroi mandate, cfarë efekti ka ligji këtu. Praktikisht është rasti i disatë që PS në këtë këshill bëhet mburojë e paligjshmërisë dhe I trajton funksionarët e vet të paprekshëm nga ligji,” tha Salianji.

Ky aludim u hodh poshtë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, por sipas tij ka një debat juridik pasi çshtja është proceduriale.

Debati juridik lind në pikën ku thuhet që pjesë e vendimit të gjykatës Kushtetuese, janë dhe pjesët arsyetuese. Këtu përfshihet e gjithë narrative që ka dhënë shumica dhe mendimet e pakicës që ka dhënë gjykata kushtetuese. Këtu ndodhemi në konflikt të hapur të arsyetimit kushtetues. Një palë thotë që Kuvendi është i detyruar të votojë siç them unë. Në të gjithë vendimmarrjen e tij kuvendi është sovran.

Por 1/10 mendon se duhet ta cojë një cështje në gjykatën kushtetuese e qenka e detyruar cdo deputet që është sovran të votojë sipas 1/10. Po këto gjyqtarë I mohuan të drejtën e drejtëpërdrejtë kushtetuese I ka mohuar të drejtën 1/5 së deputetëve që të shkojnë  e ta kërkojnë të drejtën në gjykatë Kushtetuese. Nga ana tjetër kemi gjyqtarë që thonë pikërisht këtë, që nuk është detyruese kërkesa e 1/10 së deputetëve për të kërkuar mocion dhe për të cuar cështjen në Kushtetuese. Nuk e detyron Kuvendin të marrë vendimin në një formë të caktuar. Duke qenë që ne jemi në një vakum për të marrë një vendim për këtë cështje.

Kuvendi nuk ka vendimarrje sot në lidhje me kërkesën që ka bërë 1/10 e deputetëve për këtë çështje. Pra këtë vakum e ka krijuar gjykata Kushtetuese. Por duke qenë se ka konflikt vetë Gjykata Kushtetuese e e kuvendi është vend sovran unë prapë kam një pyetje: Pse ia mohoni 1/5 së deputetëve të drejtën për të kërkuar drejtëpërdrejtë në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetes së Olta Xhaçkës. Pse? Pse bëni akrobaci duke na future në diskutime juridike që I diskutoni brenda trupës tuaj?

Këtu jemi në cështje proceduriale e duke qenë që sot vërtet kemi vakum për tu shprehur për kërkesën e 1/10 të deputetëve në lidhje me një cështje të caktuar duhet tia cojmë seancës plenare kërkesën,” deklaroi Çuçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese