Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përçarje brenda Partisë së Lirisë dhe familjes Meta-Kryemadhi, e bija përkrah Monikën

Shkruar nga Newsbomb
Përçarje brenda Partisë së Lirisë dhe familjes
Fotomontazh/ Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta/ Kryemadhi me te bijen

Situata brenda Partisë së Lirisë nuk është aspak e qetë dhe mesa duket “divorci politik” mes çiftit Meta-Kryemadhi është i pashmangshëm.

Pas deklaratave të bëra nga të dyja palët, ku njëjtë si Ilir Meta, po ashtu dhe Monika Kryemadhi, dolën kundër njëri-tjetrit, përçarja vihet re edhe te njerëzit që ata po përpiqen të grumbullojnë pas vetes.

“Lufta” nëpër televizione dhe deklarata është zhvendosur edhe nëpër rrjetet sociale. Siç shihet dhe reagimet dhe përkrahja në rrjetet sociale, krah Metës janë pozicionuar veteranët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila sot njihet si Partia e Lirisë, si Tedi Blushi, Erisa Xhixo, Petrit Vasili, Kejdi Mehmetaj, Silva Caka, Agim Nesho.

Përçarje brenda Partisë së Lirisë dhe familjes
Personat qe i kane bere "Like" kryetarit te Partise se Lirise, Ilir Metes

Ndërsa, krah Kryemadhit, Endrit Braimllari dhe Elona Guri, të dy këta emra të përfolur gjatë ditëve të fundit se do të shkarkohen në Konventën e 27 Prillit.

Përçarje brenda Partisë së Lirisë dhe familjes
Personat qe kane bere "Like" postimin e Kryemadhit

Ndarja si duket është bërë edhe brenda familjes Meta-Kryemadhi. Vajza e çiftit, Bora Meta, si duket përkrah të ëmën. Kjo vihet re te mbështetja që ajo ka treguar publikisht në reagimin që Kryemadhi bëri pak më herët, ku linte të kuptohej se “shënjestronte” Ilir Metën.

Bora Meta ka bërë “like” në reagimin e së ëmës dhe jo në postimin e të atit.

Përçarje brenda Partisë së Lirisë dhe familjes
Bora Metaj "Like" postimit te se emes, Monika Kryemadhit.

Kujtojmë se këtë të mërkurë, 17 Prill, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, njoftoi se partia nuk do të ketë më një kryetar, por president, post për të cilin do të kandidojë dhe ai vetë. Në vijim, ai shtoi se kandidatja për postin e zv. presidentit do të jetë Erisa Xhixho, ndërsa, Tedi Blushi do të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë.

Sa i përket Endrit Braimllarit, i cili një ditë më parë tha se i është pamundësuar funksioni si nënkryetar, Meta zgjodhi të përgjigjet duke cituar Churchill: Midis luftës dhe paqes, Chumberlen zgjodhi paqen pa e kuptuar që luftën e ka brenda.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese