Politikani Ilir Meta ka treguar sot një episod të ndodhur vite më parë mes ish-deputetit Aqif Rakipi dhe kryetarit të Partisë Demokratike. Sipas tij, Rakipi e ka quajtur Lulzim Bashën "legen" dhe këtë ia ka thënë në fytyrë, bashkë me arsyet se përse e mendonte kështu.
"I thashë ti je legen se asnjë në Shqipëri nuk e di emrin e babës tat, të gjithë dinë emrin e vjehrrit tat. Ti je legen i thashë, se asnjë në Shqipëri nuk di emrin e vëllait tat, të gjithë dinë emrin e kunatit tat", mësohet t'i ketë thënë Aqif Rakipi kryetarit të PD.
Ilir Meta tha në "Report Tv" se këtë ngjarje ia kishte treguar vetë ish-deputeti i shpallur non-grata nga Amerika, rreth 6-7 vite më parë kur ai e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar që të pajtohej me Lulzim Bashën.
Deklarata e Ilir Metës për përballjen Rakipi-Basha:
Unë Bashës do ti përgjigjem me atë përgjigje që i ka dhënë një koleg ish-deputet, i shpallur non-grata edhe me ndihmën e Bashës edhe me ndihmën e Ramës, i cili quhet Aqif Rakipi. Unë i kërkoj falje Qifes që po e përmend në këtë emision. Unë u përpoqa para 6-7 vjetësh që ta pajtoja zotin Aqif me Bashën, sepse mendoja që opozita duhet të ishte më e unifikuar në mbrojtje të demokracisë.
Edhe Qifja, se po them shkurt Qifja se kështu i themi. Qifja më tha dëgjo më tha më kërko ça të duash, kam shumë respekt për doktorin, kam shumë respekt për ty, por për atë mashtruesin, për atë legenin mos më fol më se kjo punë ka mbaruar.
Të lutem tha, dhe ja kam thënë në sy tha, që është legen dhe ia kam dhënë të dyja argumentat pse është legen dhe ka ulur kokën. Po ça argumentesh i the ti mo Qife. I thashë ti je legen se asnjë në Shqipëri nuk e di emrin e babës tat, të gjithë dinë emrin e vjehrrit tat. Ti je legen i thashë, se asnjë në Shqipëri nuk di emrin e vëllait tat, të gjithë dinë emrin e kunatit tat.
© Newsbomb.al