
Kreu i PD, Sali Berisha ditën e sotme ndodhet në jug të vendit ku ka zhvilluar takime me banorët për të kërkuar votën për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Gjatë një bashkëbisedimi me banorët në Borsh, Sali Berisha ka prezantuar para tyre programin e PD ku iu premtoi se do kthejë pronën tek i zoti, e nëse jo pronën do i kompensojë me para.
Gjatë bisedës ra në sy një prej mbështetëseve të kryedemokratit, i cili i tha se ka punuar edhe në kohën e Edi Ramës edhe në kohën e Berishës.
Qytetari me gotën e rakisë në dorë, nuk e fshehu se ka respektin për Ramën, por për Sali Berishën ka më shumë se këdo tjetër në botë.
“Kam qenë shofer i Majlinda Dhukës, kam respekt për atë, pas Ramës vinte, apo më mbrapa ç’rëndësi ka. Kam punuar në kohën e Sali Berishës, kam qenë shumë i kënaqur, kam qenë shoqërues i Gazment Nokës, borshiot.
Brenda 30 vitesh jam shtruar 30 herë në psikiatri. Dhe për Edi Ramën kam respekt, por sa kam për Sali Berishën nuk kam për asnjë në botë”, - tha ai.
Sondazh