Gazetari investigativ, Flamur Vezaj ka folur në lidhje me sjelljen e kreut të PL, Ilir Meta si dhe sulmet e tij ndaj SPAK.
Gazetari është shprehur se ka disa çështje që SPAK po heton Metën, e që sipas tij po ndiqet i njëjti model si për Arben Ahmetajn. Po hetojnë pasurinë për të analizuar të ardhurat si dhe shpenzimet.
Ndër të tjera gazetari ofendimet ndaj SPAK, si dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumani i ka cilësuar banale.
“Gjuha e përdorur nga Meta është shumë banale, ngjan më shumë me komentet e Facebook-ut. E gjithë loja është për shkak se ka një vit që nuk ka reaguar, ka heshtur, po i afrohemi edhe procedurave të SPAK-ut nga tre apo 4 çështjet e familjes së Metës, duke qenë se për një vit nuk reagoi priti të bënte një marrëveshje të caktuar duke qenë se nuk u gjet, ka nisur të sulmojë.
Po hetohet me modelin e zotit Ahmetaj, i është hyrë pasurisë së tij për të nxjerrë të ardhurat, shpenzimet”, tha gazetari për “Top Story” në “Top Channel”.