Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Për 7 breza do ta shkrij”, Gazetarja zbulon përgjimet e Erion Veliajt me familjarët: Ministrin se fal kurrë

Shkruar nga Newsbomb
“Për 7 breza do ta shkrij”, Gazetarja zbulon përgjimet e
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Syri TV”, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me përgjimin e SPAK kundrejt Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ajo ka zbuluar disa nga komunikimet që Veliaj ka thënë në telefonatat e bëra me familjarët e tij, ku dyshohet të ketë thënë se ministrin që nuk i ka dalë në mbrojtje nuk do e falte kurrë.

“Ministrin që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje se fal, për 7 breza do ta shkrij”, dyshohet të ketë thënë Veliaj.

Gjithashtu, Lala shprehet se në dosjen e kryebashkiakut keqinterpretime të qëllimta, pasi sipas saj pas arrestimit të tij brenda institucionit ka pasur çelular, i futur në mënyrë të paligjshme.

"Në dosjen Veliaj ka keqinterpretime të qëllimta. Pas izolimit të Veliajt ka pasur dyshim të arsyeshëm që brenda instituçionit ka pasur çelular, i futur në mënyrë të paligjshme. Është vendosur kontroll nga Drejtoria e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë dhe grupi i gatshëm ka shkuar në qelinë e Veliajt dhe e kanë ‘përmbysur’.

E vetmja mundësi kontakti me familjen, avokatin, e njerëzit e besuar, ishte kabina telefonike brenda paraburgimit. SPAK ka marrë autorizim të veçantë për të përgjuar vëllain, bashkëshorten dhe njerëz që mund të flisnin me Veliajn’’, u shpreh ajo.

Kujtojmë që më datë 13 mars, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun Veliaj.

Mbi të parin e Tiranës rëndojnë dy akuza “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese