Deputetët e Partisë Socialiste janë mbledhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, ku nën drejtimin e kreut të grupit parlamentar Niko Peleshi kanë marrë direktivat dhe udhëzimet për debatin maratonë nesër në Kuvend mbi Buxhetin e hartuar nga qeveria “Rama” për vitin e ardhshëm.
Lidhur me amendamentet e paraqitura nga Partia Demokratike, është vendosur që ato të analizohen nga deputetët. Megjithatë, deri më tani, nuk është dhënë ndonjë udhëzim zyrtar për qëndrimin që duhet mbajtur gjatë votimit të tyre.
Deputetët janë këshilluar të vazhdojnë punën e tyre normale, duke pasur si prioritet miratimin e buxhetit në seancën e ardhshme dhe duke u siguruar që ky proces të realizohet pa pengesa dhe sipas planit.