Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Peleshi dedikim të ndjerë për poetin, Skënder Rusi: Sot na le testamentin e fundit, por vargjet e tua do jetojnë përgjithmonë

Shkruar nga Newsbomb
Peleshi dedikim të ndjerë për poetin, Skënder Rusi: Sot na
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe i ndjeri, poeti Skënder Rusi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i ka dedikuar disa fjalë zemre ndarjes nga jeta poetit të mirënjohur, Skënder Rusi. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Peleshi shkruan se poeti na la testamentin e fundit të tij, në vargjet kushtuar filozofisë së jetës dhe universit.

Për Peleshin, humbja e tij është e madhe, kujtimet e tij do të mbesin përgjithmonë në memorien e lexuesve, të afërmëve dhe të dashurve të tij.

Sa shumë ke shkruar për jetën, për vdekjen, për dashurinë, për pranverën, për dimrin, sidomos për dimrin, ashtu siç dije të shkruaje vetëm ti. Sot na le këtë testament të fundit, ku me frekuencën e dridhjes së dorës tënde të artë, ke shkruar brenda pak vargjesh filozofinë e jetës madje të vetë universit.

Nuk i harroj mengjeset në universin e zyrës tënde në bibliotekë, Skënder. Ti prodhoje pashtershëm! Çdo mëngjes fillonte me recitimet e poezive të tua. Një botë e madhe ishte futur brenda trupit tënd të brishtë.

Tani kjo botë do të përhapet në ajrin e qytetit që ti i këndove aq bukur, në Korçën tonë që nuk do të harrojë kurrë. Sidomos Korça!”,- shkruan ministri, Niko Peleshi në Facebook.

Skënder Rusi, poeti i njohur nga Korça ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 72-vjeçare.

Ndonëse trupi i tij do të largohet në heshtje nga kjo botë, veprat që ai krijoi gjatë këtyre viteve do të mbesin përgjithmonë në libraritë e ndryshme dhe në mendjet e lexuesve shqiptarë.

Skënder Rusi u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaroi studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro. Që prej vitit 1992 ishte drejtor i bibliotekës “Thimi Mitko”, Korçë.

Ka botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat e tij janë vënë në skenë nga trupa e teatrit “A. Z. Çajupi”. Krijime të tija janë përfshirë nëpër antologjitë e disa vende të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj.

Prej 12 vjetësh ishte kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re” në Korçë. Prej 7 vjetësh organizonte dhe drejtonte aktivitetin më të madh kulturor në Korçë: “Netët korçare të poezisë" me poetë të ftuar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Italia etj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese