Hapësire reklamuese


Politikë

PD paralajmëron "vjeshtë të nxehtë", zbardhet SMS e Nokës për demokratët: Të dalim vetë në ballë të protestave dhe revoltës!

Shkruar nga Newsbomb
PD paralajmëron "vjeshtë të nxehtë", zbardhet SMS
Ilustrim: Protesta para Bashkise Tirane - Flamur Noka

Partia Demokratike pritet të mobilizohet për ta kthyer shtatorin në një stinë protestash dhe revolte. Të paktën, kështu pretendojnë drejtuesit më të lartë të kësaj force politike, të cilët kërkojnë nga anëtarët e Kryesisë që të dalin vetë në ballë të protestave.

Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, u ka dërguar një mesazh në celular anëtarëve te Kryesisë dhe deputetëve demokratë, duke i kujtuar se pushimet kanë përfunduar dhe ata duhet t'i rikthehen aksionit opozitar.

Ai kërkon që anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, deputetët e grupit parlamentar dhe strukturat e tjera, duhet të dalin vetë në ballë të protestave dhe jo të nxjerrin qytetarët.  

“Të dashur miq. Uroj që të keni kaluar mirë pushimet. Stina e vjeshtës për PD dhe opozitën do të kthehet në një stinë protestash dhe revolte, mosbindje civile ndaj narko-regjimit me qëllim krijimin e qeverisë teknike si të vetmen rrugë për ti dhënë vendit zgjedhje të lira.

Ky angazhim kërkon më se paku pjesëmarrjen e çdo anëtari/e të kryesisë, të grupit parlamentar, këshillit kombëtar dhe pastaj edhe të strukturave të tjera të varësisë deri tek anëtarët dhe mbështetësit tanë në këtë aksion. Duhet të rifillojmë me angazhimin në protestat tek Bashkia dhe “Rruga e Shpresës”.

Protestat nuk janë detyrë vetëm e anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. Jemi Kryesi e PD dhe duhet të jemi në ballë të çdo aksioni, proteste, përballje dhe revoltë. Faleminderit”, shkruan Flamur Noka në mesazhin e tij dërguar demokratëve, të siguruar nga Top Channel.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese