Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PD nxjerr FOTOT dhe denoncon "dhunën shtazarake" ndaj Klevis Balliut

Shkruar nga Newsbomb
PD nxjerr FOTOT dhe denoncon "dhunën shtazarake" ndaj Klevis
Pamje nga protesta - Klevis Balliu

Partia Demokratike, grupi i Rithemelimit ka publikuar fotot e politikanit Klevis Balliu dhe denoncon atë që e quan dhunë shtazarake të Policisë së Shtetit, në protestën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës.

Siç shihet dhe nga pamjet, Balliu ka irritim në një sipërfaqe të madhe në kokë, shkaktuar nga gazi lotsjellës i lëshuar nga efektivët e Policisë së Shtetit.

"Kjo sjellje barbare e Policisë ndaj qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes së qindra milionë eurove nga Erion Veliaj dhe banda 5D, do marrë përgjigjen e merituar në protestën e radhës", shkruan demokrati Belind Këlliçi.

Ai thotë se dhuna shtazarake ndaj kolegut opozitar ka emër dhe fytyrë dhe tregon efektivin që lëshon gaz lotsjellës mbi turmën.

"Dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, e ka një emër dhe një fytyrë!!! Ju lutem na dërgoni informacion për emrin e policit bandit që shihni në foto, i cili sot në një akt të pashembullt urrejtje, goditi dhe helmoi zyrtarët e Partisë Demokratike", shkruan ai.

Ashtu si dhe në protestat e kaluara, edhe këtë të hënë dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Bashkisë së Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut socialist, Erion Veliaj.

Edhe gjatë kësaj proteste opozitarët kanë shkuar me të njëjtin skenar, duke i vënë zjarrin gomave dhe duke hedhur motolov. Gjithashtu, nuk kanë munguar as përplasjet me policët, të cilët janë vendosur “gardh” para Bashkisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese