Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PD nuk heq “dorë kollaj”, kësaj here kërkon ndihmën e kompanisë se lobimit në SHBA: Kërkojmë hetimin ndërkombëtar për zgjedhjet e 11 majit

Shkruar nga Newsbomb
PD nuk heq “dorë kollaj”, kësaj here kërkon
Sali Berisha

Partia Demokratike duket se nuk ka ndërmend të pranojë humbjen e thellë që pësoi nga Partia Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas informacioneve, mësohet se PD ka kërkuar ndihmë nga kompania e lobimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku më parë u zbulua 6 milionë dollarëshi për heqjen e “non-gratës” së Sali Berishës.

Dokumenti mban datën 16 maj, ku thuhet se PD se ka përgatitur një raport paraprak për manipulimin e zgjedhjeve, ku kompania lobuese “Continental Strategy” e ka dorëzuar pranë Departamentit të Drejtësisë në SHBA. 

“Në një përpjekje të dëshpëruar për të siguruar një mandat të katërt radhazi, Kryeministri Edi Rama e përdori sistemin e drejtësisë si armë kundër opozitës. Në muajt e fundit para zgjedhjeve, represioni politik u përshkallëzua, i shënuar nga gjyqe të motivuara politikisht, arrestime dhe burgosja e figurave të opozitës si Prof. Dr. Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri pa asnjë akuzë të provuar penale. Deputetë dhe kryetarë bashkish nga opozita u burgosën ose u intimiduan në shkelje flagrante të të drejtave politike themelore dhe normave demokratike”, thuhet në një pjesë të dokumentit.

Gjithashtu, thuhet se në zgjedhjet parlamentare kanë vepruar rrjete kriminale për blerjen e votave, e udhëhequr nga Edi Rama.

“Zgjedhjet në 10 nga 12 qarqet zgjedhore të Shqipërisë dhe në 21 nga 61 bashki u pushtuan nga bandat më të rrezikshme kriminale të vendit – grupe që nuk janë të njohura vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin dhe Europën. Rrjetet kriminale vepruan nën koordinim të drejtpërdrejtë nga zyra e Kryeministrit, me Ergys Agasin, një nga njerëzit më të afërt të Ramës, i cili vepronte si koordinatori kombëtar i këtyre strukturave kriminale. Misioni i tyre: të siguronin zgjedhjen e të paktën 30 kandidatëve të Partisë Socialiste (PS)”, thuhet në dokument. 

PD nuk heq “dorë kollaj”, kësaj here kërkon
Pjese nga dokumenti
PD nuk heq “dorë kollaj”, kësaj here kërkon
 

 

PD nuk heq “dorë kollaj”, kësaj here kërkon
 


 

PD nuk heq “dorë kollaj”, kësaj here kërkon
 


 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese