Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PD në Elbasan po lë pa bukë numëruesit! Pas ankesës te grupi i “WhatsApp-it” kandidati tregohet "zemërgjerë": Do t’iu sjell nga dy byrekë

Shkruar nga Newsbomb
PD në Elbasan po lë pa bukë numëruesit! Pas ankesës te
Foto ilustruese

Që prej mbrëmjes të së dielës në vendin tonë është duke u vijuar me procesin e numërimit të votave. Në çdo KZAZ numëruesit e vëzhguesit të partive përkatëse po ndjekin me rigorozitet këtë proces duke numëruar e mbrojtur çdo votë të shqiptarë të hedhur në qendrat e votimit më 11 Maj.

E teksa numërimi për votat e partive ka përfunduar në rang vendi, procesi po vijon për kandidatët. Por, me kalimin e ditëve dhe orëve të tej zgjatura të punës, numëruesit e votave po shfaqin jo vetëm shenja lodhje, por edhe uri për shkak të lënies pa bukë nga përfaqësuesit e tyre.

Nga disa mesazhe të publikuara nga JOQ,  numëruesit po i ankohen anëtarëve të kryesisë së Elbasanit se kanë 36 orë punë dhe janë pa bukë e ujë.

 E pas këtyre ankesave, demokratët janë treguar “zemër gjerë”, duke u sjellë një koli me ujë dhe 20 molto, ndërsa deputeti Aurel Bylykbashi thuhet se u ka sjellë nga dy byrekë secilit prej numëruesve.

PD në Elbasan po lë pa bukë numëruesit! Pas ankesës tePD në Elbasan po lë pa bukë numëruesit! Pas ankesës te

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese