Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PD e nis spotin e protestës me Arben Ahmetaj, e vazhdon me stadiumin, Olta Xhaxhkën e Shalsin! Pamjet pikante

Shkruar nga Newsbomb
PD e nis spotin e protestës me Arben Ahmetaj, e vazhdon me stadiumin, Olta
Foto ilustruese: PD në proteste

Partia Demokratike do të zhvillojë nesër në kryeqytet një protestë, ose siç e kanë cilësuar, tubimi më i madh që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Spoti i protestës, i publikuar për t’i bërë thirrje të gjithë popullit për të marrë pjesë masivisht, hapet me një sekuencë të shkëputur nga intervista e 3-të e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj teksa akuzon Ramën për shpenzime marramendëse.

E gjithë videoja shoqërohet nga pamjet e stadiumit teksa brohoritet në kor “Rama ik” duke vijuar më pas me debatin mbi mandatin e deputetes Olta Xhaxhka e duke vijuar me premtimet elektorate të anëtarëve të qeverisë Rama.

Ky spot pasqyron, sipas Partisë Demokratike, të gjitha dështimet e këtyre viteve që Edi Rama ka qeverisur në pushtet me Partinë Socialiste, nisur që nga shëndetësia falas e deri tek vjedhjet masive dhe numri galopant i shqiptarëve që janë larguar nga vendi.

Protesta kombëtare e organizuar nga opozita e vendit, do të mbahet nesër në prën 17:00 pranë kryeministrisë, ku pjesë e organizimit është dhe Partia e Lirisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese