Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PD dërgon në Kuvend projekt-rezolutën për mbrojtjen e grave gazetare

Shkruar nga Newsbomb
PD dërgon në Kuvend projekt-rezolutën për mbrojtjen e grave
Deputetja Ina Zhupa

Partia Demokratike ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend një projekt-rezolutë për dhunën ndaj grave gazetare.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Ina Zhupa dhe deputetja e PD, Albana Vokshi kanë paraqitur këtë projekt-rezolutë në organin parlamentar, për të ndërmarrë hapa në mbrojtje të grave që ushtrojnë profesionin e gazetarisë.

Në një deklaratë për media, Zhupa tha se gjatë këtij viti janë shënuar 30 sulme ndaj gazetarëve, ku natyra e tyre ka qenë më tepër seksiste. Ndër rastet që mund të përmendim, shprehet deputetja janë sulmet që vijnë direkt nga liderët politikë, ku mund të veçojmë sulmin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ndaj gazetares Ola Xama apo ai i kryeministrit Edi Rama kundrejt gazetares Ambrozia Metaj.

Unë si anëtare e Komisionit të Medias, kemi ngritur shpesh në fokus çështjen e Lirisë së Medias. Janë regjistruar 30 sulme ndaj gazetarëve, ku natyra e tyre janë më shumë seksiste. Rastet janë të shumta, si nga kryebashkiaku Veliaj, ndaj gazetares Ola Xama, apo dhe kryeministrit Rama ndaj gazetares Ambrozia Metaj”,- tha Zhupa në deklaratë.

Gjithashtu, Zhupa shton se edhe televizioni publik shqiptar është në një gjendje kritike pasi gazetaret femra po pushohen masivisht dhe trajtohen me arbutëri, ndërsa thekson se maxhoranca me të gjitha institucionet dhe krerët e institucioneve, kanë një qasje të keqe ndaj gazetareve femra.

Ne kemi një gjendje kritike në RTSH, ku gazetarët pushohen masivisht dhe gazetaret femra trajtohesh me arbutëri, dhe gazetarët largohen me një të rënë të lapsit. Kam paraqitur një pr.ligj në Kuvend, për dhunën ndaj gazetarëve. Maxhoranca me të gjitha institucionet dhe krerët e institucioneve, kanë një qasje të keqe ndaj gazetareve femra”,- tha Zhupa.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese