Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PD-ASHM sërish kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në dispozicion provat për certefikimin e rezultateve

Shkruar nga Newsbomb
PD-ASHM sërish kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në
Selia e PD

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i është drejtuar sërish zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për informacion mbi qarqet ku është përfunduar dhe certifikuar rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.

Në kërkesën e PD-së kërkohet për secilin Qark që KQZ ka miratuar rezultatet, vënien urgjentisht në dispozicion të provave.

Kërkesa:

“Subjekti zgjedhor, koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD–ASHM), për efekt të ushtrimit efektiv të së drejtës së ankimit të saj, ndaj vendimeve tuaja për miratimin e tabelave të rezultateve të miratuara nga ana juaj, kërkon nga KQZ – për secilin Qark që KQZ ka miratuar rezultatet – vënien urgjentisht në dispozicion të provave, si më poshtë vijon:

1. Raporti i kryqëzimit të të dhënave të PEI për të gjitha Qendrat e Votimit në secilin Qark – Zonë Zgjedhore.

2. Dokumenti i shkruar dhe/ose Regjistri i nënshkruar personalisht nga çdo zgjedhës në Diasporë, që vërteton marrjen personalisht të zarfit me materialet zgjedhore nga secili zgjedhës në adresën e regjistruar nga ai si fundore në KQZ (ose, në të kundërt, dokumentacionin që vërteton se zarfi, i cili nuk është dorëzuar personalisht te zgjedhësi, është kthyer nga DHL pranë KQZ-së)

3. Raportin e Audituesit Teknicien lidhur me problematikën e listave të zgjedhësve në secilin Qark – Zonë Zgjedhore.

4. Kopje e të gjitha Regjistrave të Posaçëm e çdo QV në secilin Qark – Zonë Zgjedhore.

5. Kopje e të gjitha Proces-Verbaleve në çdo QV për secilën KZAZ, në secilin Qark – Zonë Zgjedhore”, theksohet në kërkesën e PD.

PD-ASHM sërish kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në
Dokumenti i derguar ne KQZ

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese