Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PD-ASHM kërkesë KQZ-së, kërkon urgjentisht moscertefikimin e votave nga Diaspora

Shkruar nga Newsbomb
PD-ASHM kërkesë KQZ-së, kërkon urgjentisht moscertefikimin
Selia e PD

Partia Demokratike-ASHM i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar moscertefikimin e rezultateve dhe auditim të plotë për procesin e votimit të emigrantëve shqiptarë.

Sipas kërkesës së tyre, kërkohet auditimi i votave të Diasporës nga ekspertë të pavarur, sipas tyre të paangazhuar me institucione politike e shtetërore, duke shfaqur rezultatet në mënyrë të plotë.

Gjithashtu, ata shtojnë se mbërritja e zarfeve bosh apo mungesa e transparencës mbi fletët e numëruara përbëjnë shkelje të rënda proceduriale.

Ndër tjera, PD-ASHM kërkon të dijë që nga nisja e procesit, shpërndarjen e fletëve të votimit, dërgimin e marrjen e zarfeve, si dhe hapjen dhe numërimin e tyre.

PD-ASHM kërkesë KQZ-së, kërkon urgjentisht moscertefikimin

Dokumenti i derguar ne KQZ
PD-ASHM kërkesë KQZ-së, kërkon urgjentisht moscertefikimin
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese