Hapësire reklamuese

Politikë

Pasuria e Veliajt në sitën e SPAK, zbardhet kërkesa e Prokurorit të Posaçëm për të gjithë familjen e kryebashkiakut

Shkruar nga Newsbomb
Pasuria e Veliajt në sitën e SPAK, zbardhet kërkesa e Prokurorit
Erion Veliaj dhe prokurori Ols Dado/ Fotomontazh

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vënë në "sitë" pasurinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, të vëllait, Arbër Veliaj si dhe nënës, Shqiponjë Veliaj.

Prokurori Ols Dado i ka drejtuar një kërkesë të gjithë bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, që të japin informacion për llogaritë financiare të familjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në kërkesë theksohet, që duhet të vendoset në dispozicion çdo informacion që lidhet me veprimet bankare dhe transaksionet financiare të kryera brenda e jashtë vendit.

SPAK bën me dije se ka regjistruar procedim penal dhe në të tilla kushte kërkon bashkëpunimin e bankave të nivelit të dytë, duke vënë në dispozicion të gjithë dokumentet e nevojshme, sa i përket llogarive të Erion Veliajt dhe familjarëve të tij. Është theksuar gjithashtu nga SPAK se duhet dhënë informacion nëse shtetasit e sipërpërmendur kanë marrë kredi.

Pasuria e Veliajt në sitën e SPAK, zbardhet kërkesa e Prokurorit
Kërkesa e Prokurorisë
Pasuria e Veliajt në sitën e SPAK, zbardhet kërkesa e Prokurorit
Kërkesa e Prokurorisë

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese