Hapësire reklamuese

Politikë

Pasuria e Flamur Nokës në “sitën” e SPAK, deputeti: Kanë nisur hetimet javë më parë

Shkruar nga Newsbomb
Pasuria e Flamur Nokës në “sitën” e SPAK, deputeti:
Fotomontazh: Deputeti Flamur Noka

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vënë në “sitë” pasuritë e deputetit demokrat, Flamur Nokës si dhe familjarëve të tij.

Mësohet se organi i akuzës është duke hetuar transaksionet financiare në emër të deputetit, gjithashtu dhe të bashkëshortes së tij Eva Nokës, dhe dy fëmijëve, E.Noka dhe K. Noka.

Hetimit është shtrirë në të gjithë sistemin bankar të Shqipërisë dhe në gjithë zyrat noteriale të vendit, në mënyrë që të mund të bëhet verifikimi i shitjeve, blerjet e pronave apo akt marrëveshje të tjera të tij apo të familjarëve me palë të treta.

Ndërkohë, së fundmi vetë deputeti Flamur Noka ka konfirmuar se nisja e hetimit pasuror ndaj tij dhe familjes Noka është e vërtetë. Madje, deputeti demokrat ka theksuar se këto veprime nga organi i akuzës kanë nisur disa javë më parë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese