Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Paskan ikur 1 mln shqiptarë nga qeverisja ime”, Rama i përgjigjet opozitës nga Italia: Gënjeshtër e turpshme!

Shkruar nga Newsbomb
“Paskan ikur 1 mln shqiptarë nga qeverisja ime”, Rama i
Edi Rama në Itali

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë në Itali, ku u është përgjigjur edhe kritikave të opozitës.

Ai tha se nuk është e vërtetë se gjatë qeverisjes së tij janë larguar nga Shqipëria 1 milionë qytetarë. Ai këto i quajti pretendime të turpshme, teksa tha se e njëjta opozitë tha edhe se morën shqiptarët me autobusë e i çuan në Greqi për takimin që pati në Athinë.

“Disa gojë nga ato që ju i njihni mirë thoshin që unë nuk duhet të vija këtu, sepse nën udhëheqjen time paskan ikur 1 milionë shqiptarë. Kjo është një gënjeshtër e madhe, e ligë dhe e turpshëm, njësoj si ajo e autobusëve të ardhur nga Tirana, e cila doli po nga ato gojë të pista duke i ofenduar shqiptarët e Greqisë që u shkrinë si lumi në det në atë përqafim kuqezi të Athinës për të treguar dashurinë dhe për të shprehur mallin.

E vërtetë është, kanë ikur në këto 10 vjet shumë shqiptarë, shumë më tepër sesa janë kthyer, por Shqipëria e katandisur në 1.5 mln banorë, Shqipëria e narkoshteti, Shqipëria ku nuk ka as punë e as shpresë është një Shqipëri që ekziston në humnerën e atyre gojëve që përndjek tokën e fëmijëve të Shqipërisë, qysh kur u shpall pavarësia në 1912. Që prej asaj dite më të liqtë e armiqve të vetë Shqipëria i pati nga radhët e parisë së vet”, tha Rama ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese