Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pasioni ri i Metës për t’u ngjitur në paralele, ish-presidenti tregon sekretin: Fajin e ka...

Shkruar nga Newsbomb
Pasioni ri i Metës për t’u ngjitur në paralele,
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me profesorin Edmond Gega

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar sot sekretin se kush e mësoi që ai të zhvillonte një pasion të ri për t’u ngjitur në paralele.

Nëpërmjet një videoje të ndarë në rrjetin social Facebook, Meta shihet në takim me profesorin e tij të gjimnazit “Sami Frashëri, Edmond Gegën, të cilin e falenderon për kontributin e tij gjatë kohës së studimeve, teksa shprehet shumë i lumtur që ndodhet në shoqërinë e një profesori të tillë.

Shumë i lumtur të takoja sot Profesorin tim të “Sami Frashërit”, legjendën tonë Edmond Gegën, falë edhe të cilit shkolla jonë shkëlqente në spartakiada dhe olimpiada”,- shkruan Meta.

Në shkrimin e tij, Meta vijon më tej duke thënë se të gjithë ata që më kritikojnë për ngjitjen në paralele, duhet t’a dinë që fajin e ka profesor Mondi, për shkak të frymës së edukimit që ai ka përcjellë tek ish-presidenti gjatë rinisë së tij.

Të gjithë ata që nuk janë dakord që unë të hipi në paralele duhet ta dijnë se fajin e ka profesor Mondi.  Ky më ka mësuar dhe edukuar si të hipi e ekzekutoj në paralele e më thotë ke vend akoma për përmirësime”,- vijon Meta.

Gjithashtu, Meta tha se profesori e ka mësuar se si të zbërdhente dhe mbërthente automatikun 56 brenda 56 sekondash, duke i kujtuar se sa të vyera kanë qenë mësimet e tij.

Profesor Mondi na mësoi si ta mbërthemin e zbërdhenim automatikun model 56 për 56 sekonda. Një second më shumë haje shpullën e na thoshte: Më mirë shpullën nga profesori sesa plumbi nga armiku. Faleminderit professor se shpullat e tua na kanë bërë më të mirë”- përfundon Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese