
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha vijojnë t’i “kushtojnë” njëri-tjetrit kohë nga daljet e tyre publike dhe takimet me qytetarë e anëtarë të partive.
Gjatë një takimi ditën e sotme me Strukturat e Partisë Socialiste në Fier, Rama ka ironizuar përsëri Bashën teksa thotë se pasaportën për në Bashkimin Europian pa u antarësuar në BE, e jetem vetëm Luli.
Në këtë takim kryeministri Rama iu drejtua audiencës me thirrjen për votën në zgjedhjet e 11 majit si e vetmja alternativë për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Rama: Vota e 11 majit është votë për pasaportën. Pasaporta merret kur futesh në BE se është pasaporta e BE. Pasaportë BE pa hyrë në BE mund ta japë vetëm Lul Basha. E kam ditë gëzimi sot se jam lidh me Lulin, mu shfaq dhe nuk e lëshoj më, ishalla nuk më ik prapë.
Pasaporta në BE pa hyrë në BE ta jep vetëm Luli, sic tha do heqë vizat me Amerikën Luli. I ka vënë emrin Koalicioni Euroatlantik dhe do heqë vizat me Amerikën. E tha, e tha me ato flokët që nuk i lëvizin. Dmth ai fle aq shumë dhe aq qetë sa asnjë flokë nuk i lëviz, sic shtrihet ashtu ngrihet dhe fle me mua ai. Luli është histori tjetër.