Deputetja e PL, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga vajza e saj Bora, ka dalë pas disa orësh qëndrim në ambiente e Prokurorisë së Posaçme.
Kryemadhi u paraqit mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku njësoj si disa ditë më parë është shoqëruar nga vajza e saj e madhe, Bora.
"Erdha të marr letrat e SHIK-ut", u shpreh deputetja e Partisë së Lirisë për gazetarët që ishin në dyert e SPAK. Edhe më herët kur ka shkuar në dyert e organit të akuzës, Monika Kryemadhi ka thënë se do të merrte "letrat".
Ndërsa në dalje të SPAK ajo u pa e buzqëqeshur edhe pse ndaj saj ka një masë sigurie “detyrim paraqitje”.
Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit ndodhet në qeli.