Hapësire reklamuese

Politikë

Pas thirrjeve në SPAK, Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës  

Shkruar nga Newsbomb
Pas thirrjeve në SPAK, Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e
Ilir Meta

Ilir Meta paraqitet këtë mëngjes në ambientet e Prokurorinë e Tiranës. Ai ka shkuar për të dhënë sqarime lidhur me kallëzimin e bërë pak kohë më parë, për vjedhjen e serverave në Partinë e Lirisë. 

Meta denoncoi një vjedhje që sipas tij ka ndodhur brenda selisë, të DVR-së (hard diskut) me pamje të kamerave të sigurisë.

"Në pajisjen DVR (hard disk) të Partisë së Lirisë më datën 06.03.2024 në orën 23:40:06 dhe me shënimin elektronik change ëorking HDD to <1> vërtetohet se persona të paautorizuar kanë hyrë në orën e vonë, saktësisht, në godinën e Partisë së Lirisë, duke qenë në dijeni të vendit të çelësave, i kanë marrë ato dhe janë ngjitur në ambientin ku ndodhej pajisja DVR (hard disk), të cilin sipas edhe skedës elektronike bashkëlidhur këtij kallëzimi rezulton se është ndërruar”, thuhet në kallëzim.

Partia e Lirisë thotë se kanë evidentuar vjedhjen e serverit, pasi DVR që ishte zëvëndësuar nuk kishte të njëtin kapacitet dhe janë fikur kamerat natën. Sipas kallëzimit të Metës, janë vjedhur komunikimet elektronike të Partisë së Lirisë.

Pas daljes nga ambientetet e Prokurorisë, Meta "u ankua" para gazetarëve për kushtet e Prokurorisë, pasi sipas tij janë të mjerueshme dhe pa ashensor.

"Se kuptoj se ça bëni këtu. Gjithë Tirana është atje. Patjetër që është gjë e rëndësishme dhe prandaj është bërë dhe denoncimi. Kam qenë këtu në respekt të ligjeve dhe institucioneve që ta bëjnë këtë punë pa penguar që jam i bindur që nuk mund të ndodhi. Jam shokuar nga gjendja në Prokurorinë  e Tiranës. Nuk kanë ku ti arkivojnë dosjet. Zbrita nga shkallët. Nuk punon ashensori. Duhet që deputetët të vijnë këtu.Është Ramaforma, kujdeset për kushtet për 3-4 prokurorët te SPAK që i ka kapur në xhep Ëngjëll Agaçi.

Mal me dosje. Do bëjmë thirrje e kanë lënë në gjendje të mjeruar.  I gjithë procesi mafioz për të kapur edhe vulën e PL-së është rezultat i treshes Rama-Agaçi-Dumani. PL ka 5 prioritet, qëllim madhor 4 ,milion shqiptar. Ai le të vazhdojë me filipinasit. Shkoni ta rrëzojmë murin e inceneratorëve. Që kërkojnë të shkëmbejnë shqiptarët me lloj-lloj kombesh. Jemi vend i vogël për të mbledh proletarët e Edi Ramës", tha Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese