Me tensione ka vijuar protesta para Bashkisë së Tiranës, pasi anëtarët e Këshillit Bashkiak nuk janë lejuar që të futen në godinë.
Ata për këtë arsye madje kanë ndaluar dhe Drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, të cilit i kanë kërkuar që të lejohen këshilltarë të të futen brenda.
“Kush është komandanti këtu? Dua të flas me të. Zoti drejtor, a mund të hyjnë anëtarët e Këshillit?. Kërkojmë të bëjmë detyrën tonë! Detyrë që na e ka ngarkuar populli. Çojmë kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente! Është firmosur nga dhjetëra anëtarë të Këshillit”, tha Ilir Alimehmeti ndër të tjera.
Sakaq, drejtori i ka kërkuar 5 minuta kohë për t’u dhënë një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë.
Sondazh
Poll