Me përfundimin e misionit të tij në Shqipëri , ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci pritet sot nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.
Spiropali e falënderoi ambasadorin për shërbimin në Shqipëri si një diplomat i spikatur me dashurinë dhe përkushtimin e një miku që njeh nga faër njerëzit si dhe marrëdhëniet historike të sotme midis vendeve.
Një partner që kontribuoi në zgjerimin e marrëdhënieve mes institucioneve, afrimin e qytetarëve dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar.
Kryetarja e Kuvendit, i dorëzoi ambasadorit Bucci një çertifikatë mirënjohjeje, në emër të Kuvendit.
Kjo çertifikatë i shkon për kontributin e dhënë në forcimin e marredhenieve të shkëlqyera dhe thellimin e partenitetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë si dhe bashkëpunimit mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Dhomës së Deputetëve e Senatit të Republikës së Italisë, gjatë viteve 2020-2025.