Hapësire reklamuese

Politikë

Pas mbledhjes me strukturat e PD, Basha thërret në takim urgjent edhe Kolegjin e Kryetarëve

Shkruar nga Newsbomb
Pas mbledhjes me strukturat e PD, Basha thërret në takim urgjent edhe
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve në orën 20:00 të mbrëmjes, pas asaj që pati me strukturat e PD-së për rreth 2 orë mbasditen e sotme.

Kreu i PD-së, Basha, thirri mbledhjet urgjente me strukturat dhe Kolegjin e Kryetarëve pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i dhënë përfundimisht vulën dhe siglën e Partisë Demokratike, ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Më herët në një prononcim për mediat, Basha u shpreh se vendimin e Apelit do ta respektojë, ndërsa shtoi se lufta e tij dhe mbështetësve nuk behet për logon dhe as për karrigen, por për diçka më të madhe. Sipas Bashës, kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve dhe Partisë.

"Në fund të fundit këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve"- tha më herët Basha para mediave.

I pyetur nga gazetarët nëse po lajmëron krijimin e një partie të re, Basha nuk dha përgjigje, teksa shtoi se beteja do të vijojë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese