Hapësire reklamuese

Politikë

Pas Greqisë pikturat e kryeministrit shqiptar “udhëtojnë” drejt Parisit

Shkruar nga Newsbomb
Pas Greqisë pikturat e kryeministrit shqiptar
Ne foto: Edi Rama

Përtej rolit të tij si burrë shteti, kryeministri Edi Rama herë pas here vesh edhe mantelin e artistit, duke e zbukuruar kështu lidershipin e tij dhe me paletën e ngjyrave.

Është interesante fakti se si ai ka mundur të përziejë pikturën dhe rolin e tij në qeverisje. Krijimtaria e kryeministrit, bota plot ngjyra, përveçse në tablot që mban varur në zyrën e tij vihet re dhe në veshjet, qoftë dhe në detajet më të vogla si një kollare apo dhe çorape.

Pas “Improvizimit” në Greqi, ku u shpalosën punimet e kryeministrit Rama dhe u komentuan gjerë e gjatë, format abstrakte, punimet prej qeramike, pikturat murale si dhe punimet e krijuara mbi fletë dokumentash pune, ai ka vendosur që krijimtarinë e tij ta çojë në Paris.

Rama i është rikthyer bashkëpunimit me galerinë prestigjioze “Marian Goodman”, këtë herë në degën e saj në Paris. Mu në zemër të kryeqendrës së rëndësishme të kulturës botërore, Rama do të çelë ekspozitën e radhës, duke dëshmuar kështu përsëri se po me aq lehtësi sa mban në dorë penën e politikanit, mban dhe lapsin e artistit.

Pas Greqisë pikturat e kryeministrit shqiptar

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese