Hapësire reklamuese

Politikë

Pas gazetarit, Berisha fut në shtëpi ish-eurodeputetin gjerman

Shkruar nga Newsbomb
Pas gazetarit, Berisha fut në shtëpi ish-eurodeputetin gjerman
Elmar Brok

Ish-kryeministri Sali Berisha ka futur mbrëmjen e sotme në banesë ish-eurodeputetin gjerman të CDU-së, Elmar Brok.

Brok ka mbajtur një fjalim nga ballkoni i Berishës, ndërsa në rrugë ishin dhjetëra simpatizantë, ku mes tyre edhe kreu i PL, Ilir Meta.

Por duket se në këtë mënyrë Berisha po shkel masën e arrestit. Edhe më herët Berisha ka futur në banesë dhe ka dhënë një intervistë për gazetarin e “Rai3”.  Teksa në shtëpinë e ish-kryeministrit hyjnë dhe dalin disa persona, Berishës i ndalohet me vendim të gjykatës dhe kërkesë të Prokurorisë së Posaçme që të takohet dhe të komunikojë me persona të tjerë që nuk janë pjesë e familjes së ngushtë.

“Me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën rruga “Mustafa Matohiti”, duke u siguruar mbrojtja e tij me punonjës policie të shtetit si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”, thuhet në kërkesën e SPAK, e cila mban firmat e prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese